
Rriten tensionet Turqi-Gjermani, Berlini bllokon shitjen e avionëve luftarakë
Në një veprim që ka shkaktuar tensione të reja mes Gjermanisë dhe Turqisë, qeveria gjermane ka vendosur të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj situatës së rënduar politike në Turqi, veçanërisht për shkak të burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga kritikët më të njohur të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Raportet nga gazetat gjermane, përfshirë Handelsblatt, theksojnë se qeveria në largim e udhëhequr nga socialdemokratët dhe të gjelbrit e ka vendosur veton ndaj kërkesës së Ankarasë për blerjen e avionëve si një akt solidariteti ndaj demokracisë turke, e cila është e kërcënuar sipas Berlinin. Dënimi i Imamoglu-s me akuza për korrupsion është parë nga opozita si një maniobër politike, duke e forcuar qëndrimin kritik të Gjermanisë ndaj Turqisë.