Rritet besueshmëria e opinionit ndaj ATK-së

14 mars 2023 | 13:00

Vazhdon perceptimi pozitiv ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) përmes raporteve me relevanc të institucioneve ndërkombëtare.

Një vlerësim i tillë u bë së fundi nga Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII, të përgatitur nga UNDP, në të cilin në pjesën e perceptimeve për përhapjen e korrupsionit në institucionet e vendit, ATK-ja radhitet në nivel të favorshëm.

Në indeksin e krahasimeve i cili matë percepsionin për nivelin besueshmërisë ndaj ATK-së për vitet: 2019, 2020, 2021 dhe 2022, rezulton se institucioni i ATK-së ka shënuar rënie të ndjeshme të opinionit publikë për pranin e korrupsionit në ATK.

Treguesit matës prezantoj se ATK-ja ka shënuar progres sa i përket integritetit të saj në raport me qytetarët, kështu nga prilli 2022 në nëntor 2022 kemi rënie në 24.10 për qind nga 25.40 për qind.

Ndërsa, krahas viteve të kaluar vlen të theksohet se nga 40 për qind sa ka qenë në vitin 2019 në 2022 kemi 24.10 për qind rënie.

Këta tregues janë reflektim i angazhimit të menaxhmentiti të lartë dhe stafit të ATK-së në forcimin e partneritet të institucionit me qytetarët.

Për të cilën ATK-ja ka krijuar dhe vazhdon të krijon mekanizma në rritjen e besimit ndaj ATK-së në raportimin e rasteve korruptive dhe çfarëdo sjellje tjetër e cila dëmton tatimpaguesit dhe qytetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka po synon titullin me Arsenalin këtë sezon. Nëse…