Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi

16 gusht 2021 | 14:07

Përmbytjet që përfshinë qytete në provincat turke, në afërsi të Detit të Zi kanë vrarë të paktën 70 njerëz, teksa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të 47 personave të zhdukur, njoftuan autoritetet vendase të hënën.

Përmbytjet e javës së kaluar bënë kërdinë pasi përrenjtë përmbytën dhjetëra makina, duke shkatërruar ndërtesa dhe ura, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë elektrike.

Gjashtëdhjetë njerëz u vranë nga përmbytjet në provincën Kastamonu, nëntë të tjerë në Sinop dhe një në Bartin, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

47 persona raportohen të zhdukur në Kastamonu dhe Sinop. Pamjet e dronit tregojnë dëme masive në qytetin Bozkurt në provincën Kastamonu, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëzit e zhdukur brenda ndërtesave të dëmtuara gjatë fundjavës.

Të paktën 2,000 njerëz u evakuuan nga zonat e prekura, disa me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve, raportoi AFAD. Shërbimi meteorologjik paralajmëroi mundësinë e përmbytjeve të mëtejshme për shkak të shirave të dendur që priten sot në provincat e Detit të Zi në lindje të zonave të prekura javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj në…