Rritet bindshëm numri i banesave në Kosovë
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Në raportin e publikuar sot janë nxjerrë edhe statistikat për rritjet e numrave të banesave. Numri i banesave të përgjithshme krahasuar me 2011 është rritur me 41%.
“Numri i banesave të përgjithshme, krahasuar me vitin 2011, për 41%, po ashtu dhe numri i banesave të zakonshme është rritur për 35%. Kjo lë të kuptohet se ndërtimi në Kosovë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje masive”, ka thënë drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.
Të dhënat e publikuar sot tregojnë po ashtu se popullsia ka dominim të madh të banesave në pronësi me 92.8 për qind, ndërsa numri i banesave me qira në forma tjera mbetet shumë i ultë, përkatësish 5.3 dhe 1.2%.