Rritet borxhi publik në Kosovë

20 tetor 2021 | 11:31

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duke paraqitur raportin e financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, ka thënë se pandemia ka bërë që të ketë rënie ekonomike dherritje të borxhit publik.

Megjithatë, Mehmeti ka thënë se aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 për qind më i lartë se viti paraprak.

I pyetur nga deputetët për çështjen e kompanive të sigurimeve, Mehmeti ka thënë se kanë zbatuar ligjin për secilën prej tyre, raporton “KP”.

Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahamani e ka quajtur të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.

Ndërsa deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Visar Korenica, e ka akuzuar guvernatorin për  nepotizëm në BQK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trejsi Sejdini ka zgjedhur që t’i argëtojë fansat e saj…