Rritet çmimi i arit
Çmimi i arit ka shënuar rritje, por pavarësisht kësaj, fuqia blerëse ka mbetur e njejtë. Qytetarët pajtohen se çmimet janë shumë të larta, por vazhdojnë ta blejnë atë si dhurata për nuset. Ndërsa këtë e konfirmojnë edhe pronarët e bizneseve që merren me ar, të cilët thonë se krahasuar me vitet paraprake, numri I blerësve është relativisht I njejtë.
“Këta prej këtu, që I kanë për dhuratë apo për nuse, janë pak shtrenjtë, edhe për ne që jemi nga jashtë janë shtrenjtë, por prap janë mirë. Por shtrenjtë janë, shtrenjtë… ”, tha një qytetar.
“Kam harru (kur kam ble), shtrenjtë është çmimi I arit, nuk kemi blerë, s’kemi pas ndonjë dasmë që me ble”, tha një qytetar.
Një kilogram ari është rritur për rreth 10 përqind, ndërsa shitësit thonë se rritje pritet të ketë edhe në të ardhmen.
“ Prej vitit të kaluar deri tash, çmimi I arit është rrit, por jo vetëm ari. Vjet ndoshta ka qenë afër ju tregojmë në bursën Has, 24 karatshi, 999, për shembull vjet ka qenë 55 mijë deri 57 mijë euro, tash një kilogram është rreth 62 mijë deri 62 mijë e 500. Nuk dallohet që ka rënie ose rritje të shitjeve, çdo njeri dëshiron të jetë i sigurt. Unë I bëra 40 vite, dhe mbaj mend që çmimi i arit vetëm është rritur…Mendoj se ari nuk do të bie më lirë, prap do të ketë rritje edhe për vitet e ardhshme.”, u shpreh një pronar artarie.
Sipas tyre në çmimin e arit ndikon edhe tregu i kriptovalutave pasi njerëzit tani përveç në ar investoj në edhe valutat kripto.
“ Parashikimet kanë qenë shumë më të mëdha se për çmimin momental të arit. Pritej që 1 kilogram ari të arrin në 100 mijë dollar, për momentin e kemi 62,63 mijë, që domethënë nuk është arritur zeniti, dhe fator kyç për këtë disfavor ose favor të arit, sepse kapitali siç e dimë çdoherë sigurohet në ari, por me paraqitjen e tregut të ri që është si kripto tregu, shumë prej kapitalit u shpërnda me një folder tjetër, disa investuan në ari, disa në kriptovaluta, ashtu që kjo e bëri një zbutje të çmimit, dhe një rahati sa çmimi I arit nuk ishte aq drastik sa pritej”, tha Nexhmedin Bushi, Kryetar i Argjendarëve të Shkupit.
Përveç stolive të arit, qytetarët parapëlqejnë që si dhurata të blejnë lirë, çmimi I të cilës sipas artarëve, vitin e kaluar kushtonte rreth 380 euro, ndërsa aktualisht një lirë mund të blihet me 420 euro.