Rritet çmimi i naftës për një cent, bie i benzinës po ashtu për një cent

16 korrik 2022 | 10:45

Çmimi i naftës do të jetë më i shtrenjtë një cent më shumë sesa dje. Benzina është liruar për një cent, teksa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar për ditë me radhë.

Në njoftimin e MINT-it për çmimet tavan të produkteve të derivateve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose një cent më lirë se një ditë më parë.

Në anën tjetër, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet klimaterike janë kthyer në një problem serioz në mbarë…