Rritet çmimi i qirave të banesave në kryeqytet
Studentët janë shprehur të shqetësuar për çmimet e qirave për një banesë në Prishtinë. Ata thonë se tashmë është e vështirë të gjendet banesë nën 250 euro. Çmime të tilla thonë se janë të papërballueshme, gjë që sipas tyre duhet të ketë lehtësim të pagesave për ta. Njohësit e ekonomisë thonë se çmimet janë shtrenjtuar për 20-30%.
Në tetor, Era Fetihu nga Suhareka, nis vitin e dytë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.
Në mënyrë që t’i shkurtojë kilometrat për të qenë më afër universitetit, ajo ka vendosur të banojë në kryeqytet, mirëpo po i duhet të nxjerrë më shumë para nga xhepi.
Kjo për shkak se çmimet e banesave në Prishtinë, thotë se janë rritur disa sosh.
Hallin e pagesës së qirasë e kanë edhe studentët e tjerë, të cilët thonë se tashmë është e vështirë të gjesh banesë nën 250 euro, madje u duhet të paguajnë edhe rrymën, ujin e shpenzime të tjera.
Mirëpo, njëri student e ka një kërkesë për qiraxhinjtë.
Milot Mehmeti, nga njëra prej kompanive për patundshmëri, thotë se çmimet e qirave janë rritur për 20-30%.
Megjithatë, sipas njohësve të ekonomisë, qiraxhinjtë janë detyruar t’i shtrenjtojnë çmimet, për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Çmimet e qirave të banesave në Prishtinë, dallojnë nga lagjet. Në ato, të cilat ka më shumë qarkullim dhe janë më afër, kushtojnë më shtrenjtë se ato të cilat janë larg qendrës së qytetit. /Gazeta10