Rritet eksporti i produkteve kosovare në Serbi

03 dhjetor 2017 | 23:06

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 4 centësh për importin e miellit nga Serbia, importi nga ky shtet, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rënën nga 3.8 milionë kg – në 800 mijë kg.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ndërkohë Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë mallra të kontrabanduara.

“Ai lokal ka qenë pa mbishkrim dhe pas kontrolleve, aty kemi gjet që ka pas një mori të madhe të mallrave të cilat nuk kanë pas as prejardhje, 38 Produktet të cilat janë gjet aty ka qenë mbi 300 llop top, ka qenë mbi 100 shtëpiza të kompjuterëve dhe aksesor të tjerë, vlera potenciale e këtij malli arrin diku rreth 30 mijë euro”, deklaroi Stavileci.

Stavileci thotë se sivjet janë konfiskuar mallra të kontrabanduara me vlerë rreth 3 milionë euro, shifër kjo që është më pak në krahasim me vitet e kaluara.

“Vet fakti i rritjes së të hyrave nënkupton që kemi një ulje të kontrabandës, se nuk mundet të kemi edhe rritje të kontrabandës edhe rritje të të hyrave, sivjet është një prej viteve më të mira të doganës për momentin që flasim ne kemi mbledh 1 miliard e 11 milion euro, të hyra për buxhetin e Kosovës që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 6.2 % apo shprehur në vlerën monetare, 60 milion euro, parashikimi buxhetor është që gjatë këtij viti të mblidhen 1 miliard e 100 milion euro, kështu që ne jemi brenda trendit të parashikimit”, tha Stavilevi.

Krahas importit, sipas Stavilecit, këtë vit rritje ka shënuar edhe eksporti. Interesante, sipas tij, është edhe fakti se eksporti i produkteve kosovare për në Serbi ka shënuar rritje prej 40%./RTK/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit jashtë Kosove që duan të marrin pjesë në rivotimin…