Rritet fluksi i emigrantëve nga Turqia drejt Evropës
31 korrik 2018
| 20:39
Rritet fluksi i migrantëve që vijnë nga Turqia për në Europë, ku në shtatë muajt e parë të vitit, rojat bregdetare të Ankarasë ndaluan 14 470 persona që po përpiqeshin të mbërrinin në BE pa dokumente të rregullta, sipas shtypit vendas.
Kjo do të thotë një rritje prej rreth 60% në krahasim me 9 152 persona në vitin 2017.
Pjesa më e madhe, rreth 13 336 persona ishin duke u përpjekur të kalonin nëpërmjet ishujve grekë përmes detit Egje, ndërsa të tjerët janë kapur në Detin e Zi dhe në Mesdhe, përcjell Atsh.
Në të njëjtën periudhë refugjatët që vdiqën në përpjekjet për të kaluar kufijtë ishin 54, krahasuar me 20 vitin e kaluar.