Rritet interesimi i qytetarëve për vaksinim, vetëm sot 17 mijë termine
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është rritur.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ka treguar se vetëm sot janë bërë 17 mijë termine për të marr vaksinë anti-Covid. “
Fushata e vaksinimit po e bënë të vetën sepse vetëm gjatë ditës së sotme kemi 17 mijë termine të caktuara nga qytetarët për vaksinim që është në harmoni të plotë me planin e veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë. Përkundër sfidave që i kemi interesimi i qytetarëve çdo ditë e më shumë për vaksinim po rritet dhe ne qëndrojmë në objektivin tonë për vaksinim deri në fund të vitit të 60 për qind të popullatës duhet të përfshihet në vaksinim. Varianti Delta është prezent mbi 80 për qind e të infektuarve ditor dhe ky variant me shpërndarjen është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe e vetmja alternativë është vaksinimi”, ka thënë Vitia.