Rritet kostoja e ndërtimit

28 shkurt 2025 | 14:10

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e Katërt (TM4) 2024.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.6% në TM4 2024, krahasuar me TM3 2024.

Ndërkaq, krahasuar TM4 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.4%.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.6%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.

Rritje kishte transporti (2.4%), pagat (0.9 %), materialet (0.5%), kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%). ndërsa zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %).

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.

Rritje më të madhe kishte te energjia (20.6%), pagat (12.8%), transporti (10.9%), materialet (2.7%), makineritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%).

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ProCredit Superliga po hyn në fazën vendimtare të kampionatit me…