Rritet niveli i ujit në Malishevë, disa familje bllokohen nga uji
04 mars 2018
| 15:58
Reshjet e shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës kanë bërë që të rritet niveli i ujit në territorin e komunës së Malishevës.
Lumi “Mirusha” ka dalë nga shtrati në disa vende, kryesisht në toka bujqësore, ndërsa nga prurjet e ujit nëpër përroska, uji ka bllokuar së paku tri familje në Malishevë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ka bërë me dije se ekipet komunale janë në terren duke u monitoruar situatën.
Sipas tij, sasia e madhe ujit ka bllokuar rrugën Mirushë-Gurbardh, duke e mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë, ndërsa në fshatin Bubavec është dashur të intervenohet në një rast pasi është prishur ura.
Po ashtu, në qytetin e Malishevës si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, tri familje janë bllokuar.