Rritet numri i ankesave ndaj prokurorëve në Kosovë

30 korrik 2021 | 14:20

Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka bërë me dije se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit.

Në konferencën e sotme për medie të “Drejtësia Sot”, ajo ka treguar se Këshilli Prokurorial ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillimin e këtyre procedurave disiplinore, duke krijuar panele hetimore. “Të gjeturat e analizës tregojnë se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, kemi një trend të rritjes së numrit të ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, në raport me viti 2020. Të dhënat zyrtare për periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2021, tregojnë se KPK ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillim të procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, e më pas për të njëjtat ka krijuar panele hetimore. Njëkohësisht, Drejtësi Sot vlerëson se është hap pozitiv inicimi i këtyre procedurave me vetiniciativë nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorëve”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ligji aktual nuk e ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje.

“Drejtësia sot ka gjetur se ligji aktual nuk ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje disiplinore ose në rasti ne arritjes së një marrëveshje për pranimin e shkeljes disiplinore[…]Sa i përket praktikës së ndjekur deri më tani ‘Drejtësia Sot’ e konsideron tejet konfuz faktin që autoritetit kompetent e hedh poshtë ankesën nëse e njëjta është anonime ose shkelja e supozuar është parashkruar. Pasi autoriteti kompetent nuk po trajton fare shkeljen eventuale që është shkak për ngritjes së ankesës respektivisht nuk e konsideron fare seriozitetin e saj”, është shprehur Hoxha-Zhuja./KP/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit është vlerësuar si shembulli më i mirë…