Rritet numri i azilkërkuesve sirianë në Shqipëri
Shqipëria ka raportuar rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në vitin 2017, deri në gusht të këtij viti janë shënuar 3000 kërkesa për azil.
Lajmi është bërë me dije nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata.
Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri.
Një burim pranë BE-së në Tiranë, e ka quajtur fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa ministria e Brendshme ka thënë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve janë duke u shqyrtuar
Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara evropiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata që aktualisht ndodhen në vend, raporton “AFP”.
“Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve dhe tu ofrojë shërbime sipas standardeve të BE-së”, ka thënë zëvendësministrja Rovena Voda, e cila ka kërkuar ndihmën e BE-së në këtë fushë.