Rritet numri i emigrantëve ilegalë, Gjermania shton kontrollet me Poloninë

25 tetor 2021 | 12:06

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në kufirin polak për të kontrolluar fluksin e lartë të refugjatëve që futen në vend nga Bjellorusia.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, tha për gazetën “Bild” se bë kufirin gjermano-polak  janë vendosur 800 policë, për të ndihmuar në trajtimin e  fluksit të refugjatëve, që kalojnë në Gjermani nga Bjellorusia.

“Nëse është e nevojshme, jam i gatshëm ta përforcoj edhe më shumë këtë”, shtoi ai.

Policia shpërndau të dielën rreth 50 aktivistë nga grupi radikal i ekstremit të djathtë “Rruga e Tretë” (Der III. Weg), i cili u kishte bërë thirrje anëtarëve të tij të mblidheshin, për të ndërmarrë veprime kundër migrantëve që kërkonin të kalonin kufirin nga Polonia.  Rritja e numrit të njerëzve që  kalojnë ilegalisht kufirin lindor të BE-së me Bjellorusinë, ka vënë në vështirësi të mëdha shtetet anëtare.

Polonia ka propozuar ndërtimin e një muri prej 350 milionë eurosh (410 milionë dollarë) në kufirin e saj me Bjellorusinë për të mbajtur jashtë emigrantët.

I pyetur nëse mure të tilla kufitare ishin të nevojshme, Seehofer tha: “Është legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm në atë mënyrë që të parandalohen kalimet e pazbuluara kufitare.”

Sipas shifrave të ministrisë së brendshme gjermane, rreth 5,700 njerëz kanë kaluar kufirin midis Gjermanisë dhe Polonisë pa leje hyrje që nga fillimi i vitit./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi dhe Semi kanë tensionuar situatën mes tyre. Pas “sherrit”…