Rritet numri i ndërmarrjeve të reja, vetëm në shtator u regjistruan 996 shosh

07 nëntor 2024 | 13:04

Në muajin shtator të këtij viti janë regjistruar gjithsej 996 ndërmarrje, e që është një rritje prej 9.4 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Në shtator 2024 krahasuar me muajin gusht 2024, kemi rritje për 9.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.  Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rritje për 9.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara”, është thënë në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas këtij raporti, kryesojnë “Mikro ndërmarrjet”, pasi vetëm në shtator janë regjistruar 985 nga gjithsej 996 ndërmarrje të regjistruara.  Ndërsa nuk ka të regjistruara asnjë nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

“Në kategorinë ‘Mikro ndërmarrje’ (1 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 985 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë ‘Ndërmarrje të Vogla’ (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 11 ndërmarrje të regjistruara, kurse në kategoritë ‘Ndërmarrje të mesme’ dhe ‘Ndërmarrje të mëdha’ nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj”, është thënë në raportin e ASK-së.

Më tutje, sipas ASK-së aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë shtatorit ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 234 (23.5 për qind), ndërtimtari me 120 (12.0 për qind), prodhim me 105 (10.5 për qind), aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 98 (9.8 për qind), akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 84 (8.4 për qind), etj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: regjioni i Prishtinës prinë me 449 ndërmarrje të regjistruara (45.1 për qind), rajoni i Prizrenit me 121 (12.1 për qind), rajoni i Ferizajt me 102 (10.2 për qind), rajoni i Gjilanit me 95 (9.5 për qind), rajoni i Mitrovicës me 89 (8.9 për qind), rajoni i Pejës me 81 (8.1 për qind) dhe rajoni i Gjakovës me 59 (5.9 për qind).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar konferencën vjetore…