![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/neurokirurgjik.jpg)
Rritet numri i operacioneve neurokirurgjike, 282 për gjashtë muaj
01 korrik 2022
| 11:26
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është rritur numri i operacioneve neurokirurgjike.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 282 operacione janë kryer për gjashtë muaj.
“Është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve. Sipas po të njëjtit raport, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike, 40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021”, thuhet tutje në njoftim.