Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitale
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
“Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë. Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje
Spitali i Gjakovës,11pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë