Rritet numri i pacientëve me Covid në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka rritje të numrit të pacientëve të shtrirë nëpër klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme.
“186 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 136 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 117 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Në QKUK, janë të shtrirë 95 pacientë, 54 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 69 me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive, 53 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 40 me oksigjeno-terapi.
“Spitali i Prizrenit, 18 pacientë; Spitali i Gjakovës, 29 pacientë; Spitali i Pejës, 14 pacientë; Spitali i Gjilanit, 19 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.