Rritet numri i pacientëve të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

22 gusht 2021 | 12:11

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 858 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“776 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 664 me oksigjeno-terapi dhe 32 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, janë të shtrirë 304 pacientë, 276 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 249 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 107 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 110 pacientë
– Spitali i Pejës, 138 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 105 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 65 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi triumfoi kundër Genoa me rezultatin 4-0 dhe trajneri Simone…