Rritet numri i partive politike në Kosovë, regjistrohen edhe tri të reja
26 maj 2021
| 16:07
Komisioni Qendror i Zgjedhje në mbledhjen e mbajtur sot ka votuar për regjistrimin edhe të tri partive të reja politike.
Nga 44 sa ishin deri më tani, regjistrit të partive politike i shtohen edhe tri të tjera, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të tyre.
Partitë e reja politike janë: Iniciativa Balli, Bošnjačka Stranka dhe Kosova Adalet Türk Partisi.
Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, tha se të gjithë këto parti i kanë plotësuar kushtet ligjore.