Rritet numri i personave të prekur me kancer
Blerina K., 47-vjeçare, do të udhëtojë drejt Kroacisë, përkatësisht në Zagreb, për të marrë trajtimin mjekësor për sëmundjen e kancerit. Arsyeja pse ajo po udhëton atje, është se në Kosovë nuk mund të marrë brahiterapinë (aparatura e brahiterapisë shërben për kryerjen e rrezatimeve të tumoreve gjinekologjike).
Përkundër asaj se brahiterapia nuk aplikohet në Institutin Onkologjik, Blerina nuk ka pasur mundësi të marrë as konfirmim nga ana e mjekëve, në mënyrë që të përfitojë nga fondi për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, me arsyetimin se vitin e ardhshëm kjo lloj terapie do të nisë së zbatuari në Kosovë.
“Unë nuk kam kohë të pres deri vitin e ardhshëm, meqë e kam diagnozën e tillë. Brahiterapia nuk aplikohet në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja që kam vendosur të shkojë në klinikën e Zagrebit. Këtu kanë thënë që deri vitin e ardhshëm nuk aplikohet terapia që unë duhet ta marr. Njëkohësisht nuk e kanë lëshuar as dokumentin që unë kam nevojë të trajtohem jashtë”, thotë Blerina.
“Kjo besoj lidhet me mjetet që Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i lëshonte për shkak se trajtimi nuk bëhet këtu, por jashtë shtetit. Dhe si familje, kemi vendosur të shkojmë me mjete vetanake, e që ende nuk e di as sa kushton”, ka thënë ajo.
Shkencëtarët përgatisin mostra të proteinave për analiza në një laborator për kërkime për kancerin.
Numri i të prekurve me kancer këtë vit në Kosovë është rritur.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/kancer-pacient-qkuk-/30318549.html.