Rritet numri i rasteve me Covid në Kosovë

28 korrik 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 58 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi vetëm tre persona.

“Nga 3 669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 616. Në total numri i rasteve aktive është 250”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i ri i Real Madridit, David Alaba ka rezultuar…