Rritet numri i refugjatëve që futen në Shqipëri
16 nëntor 2019
| 14:12
Fluksi i refugjatëve nga lindja që hyjnë në territorin shqiptar është rritur ndjeshëm veçanërisht gjatë dy muajve të fundit.
Nga fillimi i tetorit e deri tani janë kapur me shumë se 1800 refugjatë. Në këtë situatë policia kufitare është detyruar të shtojë forcat në terren se bashku më efektivet e frontex.
Shefi i policisë, Emiljano Resulaj bën me dije se për shkak të terrenit të thyer dhe vijës së gjatë kufitare refugjatët arrijnë të depërtojnë në brendësi të territorit.
Frontex ka angazhuar 37 oficerë patrullimi përgjatë gjithë kufirit te gjelbër. Por rritja e fluksit tregon se numri i efektive të angazhuar është i pamjaftueshëm për të përballuar situatën.