Rritet numri i të dënuarve dhe të arrestuarve të pafajshëm në Kosovë (video)
05 gusht 2018
| 21:39
Paraburgimet e paligjshme, nuk janë të pazakonta në Kosovë, madje ka edhe njerëz që dënohen pa argumente.
Vetëm në vitin 2017 kanë qenë 153 raste të tilla, ku Këshilli Gjyqësor është detyruar të paguajë 365 mijë euro të dëmtuarve, transmeton “KlanKosoova”.
Sa i përket 2018-ës deri me datën 18 korrik për kompensim janë paraqitur 148 kërkesa, ndërsa janë shpenzuar 300 mijë euro.