
Rritet numri i të infektuarve në Shqipëri
19 mars 2020
| 11:56
Ka shkuar në 64 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht në Klinikën e Infektivit janë të shtruar 30 pacientë .
Shpërndarja e rasteve sipas qyteteve
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Deri më tani në Shqipëri nga koronavirusi kanë humbur jetën dy persona, një grua 73 vjeçe nga Durrësi dhe një 66 vjeç nga Lushnja, i shtruar në Infektivë. Të dy personat kishin udhëtuar në Itali.