
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, tetë persona të infektuar brenda 24 orëve
12 mars 2020
| 12:28
Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri.
Top Channel ka mësuar me dije se gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve kanë rezultuar pozitiv edhe tetë persona të tjerë.
Pasditen e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmua se numri i të prekurve ishte 15 ndërsa sot ka shkuar në 23.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.