Rritet numri i të rinjve që aftësohen në shkolla profesionale (video)

15 maj 2022 | 14:28

Zgjedhja e karrierës së duhur dhe aplikimi në një institucion është një çeshtje e rëndësishme që determinon të ardhmen e njerëzve.

Qëllimi i orientimit në karrierë gjatë arsimimit është të ndihmojë të rinjtë të marrin vendime realiste dhe të përgatitën për tregun e punës.

Në emisionin Familja Ime në Klan Kosova është diskutuar rreth udhëzimit dhe orentimit në karrierë pasi që kjo është një ndër sfidat me të cilat të rinjtë në vendin tonë ballafaqohen në përfundimin e klasës së 9-të duke mos qenë mirë të informuar për atë se cka dëshirojnë të studijojnë në të ardhmen.

Valbona Rraci, eksperte për punësim në projektin “Rritja e punësimit për të rinj“, projekt ky i qeverisë zvicerane tha se viteve të fundit të rinjtë po shprehin gatishmëri që më shumë të jenë pjesë e shkollave profesionale duke i lënë anash pak gjimnazet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Bedri Islami Kur isha për herë të parë pas…