Rritet numri i të vdekurve dhe rasteve të reja, katër të vdekur dhe 1 096 të infektuar me Covid
15 gusht 2021
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar katër rast të vdekjes.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.
Në total numri i rasteve aktive është 7.854.