Rritet numri i vatrave të zjarrit në Australi
08 nëntor 2019
| 11:11
Autoritetet australiane kanë thënë se një numër “i paparë” i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.
Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin.
Zjarret shumë në zonat e prekura nga thatësira po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë celsius.
Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.
“Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre”, ka thënë Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit.
Autoritetet kanë paralajmëruar disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte “tepër vonë për t’u larguar”.