Rritet numri i vdekjeve nga cigaret elektronike
27 shtator 2019
| 11:34
Pas viktimës së nëntë në SHBA, nga ajo që njihet gjerësisht si “vaping”, e cila s’është gjë tjetër veçse tymosja (thithja dhe nxjerrja) e avullit të prodhuar nga cigarja elektronike (ose një pajisje tjetër e ngjashme), katër vdekje të tjera janë regjistruar në Oregon, Georgia, Florida dhe Mississippi, çka i ka shtyrë autoritetet përkatëse t’i paralajmërojnë njerëzit për mospërdorim të produkteve në fjalë.
E gjitha kjo ndodh në një kohë kur në SHBA duket se ka shpërthyer një sëmundje misterioze e mushkërive. Autoritete përkatëse paralajmëruan një shtim të viktimave të cigareve elektronike, ku deri më tani raportohet se janë prekur 530 njerëz.