Rritet numri i viktimave në Afrikën jugore pas ciklonit

24 mars 2019 | 16:01

Numri i viktimave nga cikloni “Idai” që ka përfshirë Afrikën jugore më shumë se një javë më parë, ka shënuar rritje, kanë thënë autoritetet vendore, raporton “BBC”.

Numri i personave të raportuar të vdekur në Mozambik është rritur nga 242 në 417.

Ndërsa, numri total i viktimave në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi, ka arritur në 700. Kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se do të mund të paraqesin shifrën e saktë vetëm kur të qetësohet vërshimi i ujërave.

Zyra e OKB-së për Koordinim dhe Çështje Humanitare, ka theksuar se lumenjtë janë në rrezik të daljes nga shtrati sërish.

Mijëra persona kanë mbetur të ngujuar nga vërshimi i lumenjve, derisa po bëhet përpjekje për të siguruar ndihma ushqimore.

Rreth 1.7 milion persona është thënë se janë pa energji elektrike si dhe kanë pësuar dëme të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar 21-vjetorin…