Rritet numri i viktimave nga sulmi në një maternitet të Kabulit
13 maj 2020
| 14:31
Numri i personave që kanë humbur jetën nga një sulm i militantëve në një maternitet të Kabulit, arriti të mërkurën në 24.
Nëna, foshnja dhe infermiere janë në mesin e viktimave.
Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit tha se së paku 16 vetë janë plagosur në sulmin e së martës, i cili u dënua fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Të martën ka ndodhur edhe një sulm në një funeral në provincën Nangarhar, ku kanë mbetur të vrarë së paku 32 persona.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, urdhëroi rifillimin e operacioneve ushtarake kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.
Militantët e grupit Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në funeral./rel/