Rritet numri i viktimave nga zjarret në Greqi
Është rritur numri i viktimave nga zjarret pranë qytetit grek të Athinës. Autoritetet kanë thënë se nga zjarret, që nisën më 23 korrik, të paktën 74 persona kanë vdekur.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 26 personave, shumica të rinj, të cilët kanë vdekur nga zjarret.
Autoritetet greke i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.
Zyrtarët thanë se flakët shpërthyen në Mati, në lindje të Athinës, më 23 korrik dhe shpejt u shpërndan edhe jashtë këtij fshati. Nga zjarret u kaplua edhe qyteti Rafina, duke detyruar njerëzit që të largohen.
“Greqia është duke kaluar një tragjedi të pashembullt”, ka thënë kryeministri grek, Alexis Tsipras.
Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie pas kësaj tragjedie.
Zjarrfikësit kanë thënë se më shumë se 100 persona kanë pësuar lëndime nga zjarret, ndërkaq më shumë se një mijë shtëpi janë shkatërruar nga flakët.