![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/vershimet-shba.png)
Rritet numri i viktimave të vërshimeve në ShBA
Së paku tetë persona kanë vdekur nga vërshimet në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Në mesin e viktimave raportohet se është edhe një fëmijë 2-vjeçar.
Policia në Nju Jork ka njoftuar se përpos fëmijës, në mesin e viktimave është edhe një grua 48-vjeçare, e cila u gjet në shtëpinë e saj në Queens, pasi i kishte telefonuar autoritetet emergjente për ndihmë.
Dy viktima të tjera u gjetën në natën e së mërkurës në Rrugën 183. Një grua 45-vjeçare u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur, ndërsa një 22-vjeçar është shpallur i vdekur në vend, shkruan “CNN”.
Një burrë 50 vjeç, një grua 48 vjeçe dhe një djalosh 2 vjeç janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes në rezidencën e tyre në Rrugën 64, pasi policia, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, i gjeti ata pa vetëdije dhe pa shenja jete.