Rritet numri i viktimave nga zjarri në Siberi
Shërbimet e emergjencave në Rusi kanë njoftuar se të paktën 64 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në zjarrin masiv që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Siberi.
“Fatkeqësisht, duhet të themi se 64 persona janë vrarë”, ka thënë ministri i Çështjeve Emergjente, Vladimir Puchkov.
Zjarri ka kapluar qendrën tregtare në Kemerov më 25 mars.
Zëdhënësja e komitetit federal të hetimeve, Svetlana Petrenko, ka thënë se edhe 44 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë menjëherë publik, ndërkaq autoritetet kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.
Në mesin e viktimave besohet se janë dhjetëra fëmijë.
Katër persona janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje, përfshirë edhe udhëheqësin e kompanisë që menaxhonte qendrën tregtare, ka njoftuar komiteti për hetime.
Ndërsa edhe 41 fëmijë besohet se janë në mesin e personave të zhdukur.