
Rritet serish çmimi i vajit
05 prill 2022
| 11:47
Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish. Një litër vaj është duke kushtuar 2 euro 99 centë.
Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit.
Në fillim të muajit mars supermarketet e patën shitur litrin e vajit me çmim rekord prej 3 euro e 49 centë, duke shkaktuar reagim masiv nga qytetarët.
Kjo ka bërë që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, duke shqiptuar gjoba për mashtrimet me çmime.