Rritet sërish numri me të infektuar, 24 raste të reja me Covid-19

12 maj 2020 | 21:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 257 mostra, ku janë konfirmuar 24 raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), Komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), Komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj.

“Sot më 12 maj 2020, janë shëruar edhe 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste. Më datë 12 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe 1 rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç me vendbanim në Rahovec dhe e konfirmuar me Covid-19 me datë 02.05.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 03.05.2020 në gjendje të rënduar me Infiltrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale kronike, Hemodializë të rregullt, Anemi sekondare, Fibrilatio atriorum permanens, Kardiomiopati kronike”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga data 8 shkurt deri më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.387 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 919 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, ka thënë se debati…