Rritet shkalla e infeksionit me Covid-19 në Gjermani

10 maj 2020 | 16:47

Gjermania po shënon rritje të shkallës së numrit të të infektuarve me koronavirus, vetëm disa ditë pasi ky vend lehtësoi masat e izolimit.

Lajmi u konfirmua nga Instituti Robert Koch (RKI), një qendër për biomjeksinë që këshillon Qeverinë gjermane.

Tani, një person i infektuar mund të bartë virusin tek më shumë se një person tjetër.

Më herët kjo shkallë ishte më e ulët.

Të shtunën, mijëra gjermanë u mblodhën në protesta duke kërkuar dhënien fund të të gjitha masave të izolimit, të cilat qeveria gjermane i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë, njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve, raporton Rel.

Vendimi përfshinte rihapjen e dyqaneve, kthimin gradual të nxënësve në shkolla dhe rifillimin e ndeshjeve të futbollit të Bundesligës gjermane.

Të dielën, Instituti Robert Koch raportoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169,218 ndërsa i viktimave 7,395.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virgil Van Dajk si shumë lojtarët të tjerë, nuk e…