Rritet vlera e Muriqit
Vazhdon të rritet vlera e kartonit të sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Futbollisti i i Fenerbahçes në Superligën e Turqisë, sipas Transfermartk vlerësohet në 12 milionë euro.
Kujtojmë që para se të transferohet te Fenerbahçe, 25-vjeçari luante te Rizespori po në Turqi dhe kishte një vlerë prej 3 milionë eurosh, ndërsa në fund të vitit të kaluar çmimi i tij ishte 8 milionë.
Transfermarkt e ka përditësuar çmimin e lojtarit duke e rritur atë në 12 milionë euro.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer deri me tani me Fenerbahçen në Superligën turke ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë tre asistime në 16 paraqitje për skuadrën.
Muriqi ka shënuar edhe një gol në Kupën e Turqisë ku ka shërbyer edhe në një rast për gol. Gjiganti i “Dardanëve” ka shënuar edhe katër gola për Kosovën dhe ka dhënë dy asistime nga gjashtë ndeshje për kualifikimet për Euro 2020.