Rritet vlera e Rashicës
17 dhjetor 2019
| 17:42
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica është lojtari kryesor i Werder Bremen këtë sezon, duke marrë përsipër udhëheqjen e skuadrës gjermane në një sezon shumë të vështirë për ta.
23-vjeçari shënoi një gol të bukur në humbjen e Werderit nga Bayern Munich në fundjavë te Bundesliga. Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka njoftuar se futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, nga 20 milionë euro, tani vlen 35 milionë. Kjo është një rritje prej 75 për qind për Rashicën.