![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/protesta-1.jpg)
Rritja e çmimeve, nis protesta e pestë në Tiranë
13 mars 2022
| 11:49
Dita e pestë e protestave kundër rritjes së çmimeve ka nisur sot në Tiranë.
Për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore.
Ata u mblodhën në orën 11:00 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.
Ndryshe nga tri protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më të madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve, raportojnë mediat në Shqipëri.
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.
Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident.