Rritja e çmimeve, Osmani kërkon ndihmën e ShBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.
Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.
Gjithashtu, Osmani ka potencuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, programit të partneriteti për paqe dhe Kartës së Adriatikut.