Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Hajdari: Kemi mungesë të inspektorëve

10 mars 2022 | 14:29

Në Kosovë është duke vazhduar rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, ku së fundmi një litër vaj po kushton rreth 4 euro, ngritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet tjera.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media, ka thënë se në Kosovë ka mungesë të inspektorëve në shumë sektorë.

“Po ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, siç e dini prej zgjedhjeve të fundit edhe më herët ne kemi synim për rritjen e inspektorëve, veçse kemi shtuar numrin e inspektorëve në punë. Ne kemi shtyrë përpara ligjin për inspektime”, ka thënë ajo.

Tutje, ministrja ka thënë se do të funksionojnë tregun më sa më shumë inspektorë.

Në konferencën e thirrur për media, ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, tha Kurti.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka bërë me dije…