Rritja e çmimeve, Zemaj: Qeveria ta zvogëlojë normën e tatimit

22 qershor 2022 | 12:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj,  gjatë seancës së Kuvendit e ka pyetur qeverinë sesi mund të krenohen me rritjen e të hyrave kur kjo është duke u reflektuar nga rritja e çmimeve.

“Nuk ka rritje të investimeve të huaja.  Të gjitha të hyrat janë prej inflacionit që rrjedhimisht ka rritur edhe taksat”, ka thënë Zemaj.

Ai i ka propozuar qeverisë së të zvogëlojë normën e tatimit për naftën dhe produktet ushqimore për tre muaj.

“Nëse qeveria nuk zotohet që do të ndërmarrë veprime atëherë ne do të votojmë tërheqjen e mjeteve të Trustit, që në kushte normale nuk do ta bënim”, ka vazhduar Zemaj.

Sipas tij Qeveria e 51 përqindëshit do të mbahet mend për “paaftësi” nëse nuk ndërmerr masa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickemesighe, ka deklaruar se ekonomia…