“Rritja e çmimit të naftës do të jenë më të lartat të të gjitha kohërave”

01 mars 2022 | 19:14

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka paralajmëruar rritje të çmimit të naftës.

Ai ka theksuar se rritja e çmimit të naftës do të vazhdojë deri në gjysmën e muajit mars.

“Kjo rritje pritet të vazhdojë deri nga gjysma e Marsit, sipas parashikimeve të ekspertëve të industrisë, dhe thuhet se do të jenë çmimet më të larta të të gjitha kohrave.  Në fundin e marsit pritet të stabilizohet tregu i sektorit të karburantëve. Do të rritet  prodhimi dhe do të kemi stabilizim të tregut në tërë botën”, tha ai për Blic.

Sipas tij, lufta ndërmjet Rusisë e Ukrainës ka ndikim në shtrejtimin e derivateve

“Shtrejtimi po ndodh ddhe për shkak të sanksioneve që SHBA, Anglia, Gjermania dhe BE po i vendosin Rusisë, si në aspektin e karburanteve, sistemit bankar, pra të financimit, ashtu dhe ne sanksionimin e eksportëve”, thotë Beriani.

Sipas tij, dihet se gjendja ekonomike e kosovarëve është e vështirë dhe se çmimet e derivateve janë shumë të larta, por kjo shton ai po ndodhë në tërë Botën.

Beriani thotë se çmimet i përcakton berza dhe organizata prodhuese- OPEC.

Sipas Berianit, derivatet në Kosovë janë më të lira se sa në shumicën e vendeve të rajonit.

Sipas Berianit, derivatet në Kosovë janë më të lira se sa në shumicën e vendeve të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se…