Rritja e çmimit të rrymës, Haradinaj: Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata

23 mars 2025 | 10:34

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti se e ka shkatërruar sektorin e energjisë me “vendimet e papërgjegjshme”.

“Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës.

“Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit. Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës në çështjen…