Rritja e çmimit të vajit shtyn fermerët të mbjellin luledielli (video)

24 korrik 2022 | 13:14

Çmimi i lartë i vajit të lulediellit ka nxitur një familje në Mamushë që të mbjellë 32 hektarë me këtë kulturë.

Kjo familje pret rendiment të lartë dhe cilësi nga kjo kulturë.

Në rajonin e Prizrenit rëndomtë mbillen shumë lloje të kulturave bujqësore, por jo edhe luledielli.

Me këtë bimë rrezikoi të eksperimentojë familja Morina nga Mamusha.

Kjo familje mbolli mbi 30 hektarë më këtë kulturë. Nëse luledielli në Mamushë do të japë rendiment dhe cilësi të mirë, do ju propozohet edhe fermerëve të tjerë , ka thënë drejtori i Bujqësisë, Ruzhdi Mazreku .

“Në planifikimin e vitit të ardhshëm kjo kulturë do të futet në listën e subvencioneve dhe së bashku me ministrinë e bujqësisë do të subvencionohen edhe kultivuesit e tjerë”, ka thënë  Mazreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar…