Rritja e çmimit të vezëve, tentohet ekzekutimi i pronarit të pularisë më të madhe në Rusi
Një përpjekje për të vrarë pronarin e pularisë më të madhe ka ndodhur së fundmi në Rusi, kjo për shkak të çmimit të vezëve.
Genadi Shiryaev, kreu i Fermës së Shpendëve Tretyakov në rajonin e Voronezh dhe një ish-deputet rajonal i Dumës, po ngiste Volkswagen-in e tij në autostradën Kursk-Saratov.
Dy kilometra larg shtëpisë së tij, një person i panjohur qëlloi dy herë në drejtim të fuoristradës, por Shiryaev nuk pësoi asnjë lëndim.
Tashmë autori është në kërkim. Duhet të theksohet se dy ditë më parë, Zyra e Shërbimit Federal të Antimonopolit nisi një hetim kundër pularisë të Shiryaev për shkak të rritjes së madh të çmimit të vezëve.
Ritja e çmimit të vezëve ka shkaktuar revoltë në Rusi, kjo edhe për shkak se konsumi i vezëve rritet ndjeshëm në prag të festave të fundvitit pasi përdoret në shumë receta gatimesh.
10 kokrra vezë kushtojnë rreth 4 dollarë amerikanë, një çmim tepër i lartë krahasuar me standardet në Perëndim. Edhe sanksionet kanë ndikuar në rritjen e çmimit, duke ndaluar importimin e një sërë makinerish që përdoren automatizimin e ushqimit të pulave dhe mbledhjes së vezëve.